“Shqiptarët po vijnë në Britani për t’iu bashkuar bandave kriminale”, deklarata e ish-politikanit gazetar nxit kritika për BBC-në

BBC ka marr kritika pasi ish-politikani Ukip Nigel Farage tashmë President Nderi i Reformës në Britani dhe prezantues për GB News, pretendoi se emigracioni nga shqiptarët në Britani është duke e çuar sistemin gati në “pikë të thyerjes”.

Duke folur në një radio britanikë rreth migrantëve që kalojnë Kanalin për të hyrë në Britani, Farage pohoi se “shumica” ishin shqiptarë që “vinin për t’u bashkuar me bandat kriminale”, se “hotelet janë plot në të gjithë vendin” me emigrantë, dhe se “kushdo që hyn në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet këtyre mjeteve nuk duhet t’i jepet statusi i refugjatit”.

Çështja e sistemit të azilit në Britani është vënë në fokus të fortë ditët e fundit mes shqetësimeve në rritje për kushtet në të cilat mbahen emigrantët ndërsa presin të përpunohen pasi të mbërrijnë në vend. Rreth 4,000 njerëz mbahen në objektin Manston në Kent, një ish-bazë ajrore që duhet të ketë kapacitet vetëm për 1,600 persona. Kujtojmë ngjarjen e ndodhur ditën e diel ku një burrë lëshoi bomba me benzinë në një qendër përpunimi emigrantësh në Dover, Kent dhe më pas u vetëvra. Policia britanike nuk e ka cilësuar ngjarje si terroriste.

Të ftuar në programin e Radio 4, disa nga komentet më të diskutueshme të Farage përfshinin këshillimin se autoritetet duhet të “përdorin pistën më të gjatë në vend për të fluturuar çdo person që vjen nga Shqipëria direkt atje” dhe duke thënë se qeveria duhet të “ndalojë përmbytjen”. “e emigrantëve që shkojnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Duke iu referuar migracionit të ligjshëm, Farage tha se 1.2 milionë viza legale u dhanë vitin e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *