Nënkryetarja e PD dhe deputetja Jorida Tabaku thotë se shqiptarët shpenzuan 30 milionë euro ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë, ndërsa janë rimbursuar nga qeveria vetëm 1%.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku thotë se kjo tregon fytyrën e vërtetë të një qeverie, që politikën nuk e përdor për qytetarët, por për t’u pasuruar për vete.
“Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.
As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.
Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi”, thotë Tabaku.
Deputetja e mbyll postimin e saj duke thënë se “Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë mënyra se si qeveriset vendi ynë”
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al