“Shqiptarët shtetin e kanë njerk, jo babë!”- Shehi kundër projektbuxhetit: Prisja rritje të pagave! Qeveria nuk është vetëm për të marrë taksa dhe të fus në burg








Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi votën kundër projektbuxhetit për vitin 2022. Në argumentimin e qëndrimit të tij, Shehi, deklaroi se priste nga qeveria një rritje pagash dhe pensionesh në të njëjtin nivel me atë të ushtarakëve.

dashamir shehi

Sipas tij shqiptarët u lanë të braktisur gjatë viteve të pandemisë dhe tërmetit, por mundën t’ia dilnin pa ndihmën e shtetit, por me solidaritetin e tyre social. Ndaj dhe ai thekson se priste që me buxhetin e ardhshëm shtetit t’i vinte në ndihmë qytetarëve për të mos i lënë të vetëm në hallet e tyre.

“Duke qenë që ishte vit pandemie dhe që kemi kaluar tërmetin, mendova që këtë vit do të bëhej një kapërcim cilësor për sa i përket pagave dhe pensioneve. Gjithë këtij blloku social që nuk duhet lënë vetëm në këtë hall.

Ne themi këtu, kemi mbajt shumë fjalime, që pandemia na ishte një sukses i madh, dëgjova dje që dhe tërmeti ishte një sukses i madh. Unë nuk besoj se është kaq rozë situate. Unë mendoj se këto dy vite shqiptarët i kanë kaluar vetëm këto, me familjet e veta, me solidaritetin social që kanë se pot ë jetë për skemat shtetërore, për mbështetje për paga, por po t’i mbledhim 30 herë nuk i bie asnjë gjë. Shpresoja që këtë vit të bëhej një përmirësim i dukshëm për paga dhe pensione.

Që ai shtetasi shqiptar të ndihet i mbrojtur nga shteti i vet. Shqiptarët shtetin e kanë njerk nuk e kanë babë. Shteti duhet të jetë babë nganjëherë, duhet të të çoj në shkollë, duhet t’i veshi këpucë, të të vej batanije, fëmijës së vet. Po qe vetëm për të marrë taksa dhe për të fut në burg, ky është shteti nuk është baba. Kisha njëfarë shprese që zoti Rama me atë grupin e vet që hallet e Shqipërisë jo me ua shpërnda fukarenjve në kurriz.

Në fakt nuk ka ndodhur kjo punë, është bërë një rritje për ushtarakët, më pëlqen ajo ide, por duhet të ishte bërë për të gjithë shqiptarët, për nënpunësit për mësuesit, po aq sa ushtarakët. E cila do tërhiqte dhe sektorin privat. Nuk e kanë bërë, ndaj unë nuk e votoj. Këtu është mbrojtur prapë interesi i PPP-ve ia atyre grupeve të mëdha” tha Shehi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *