“Shqiptarët, viktima të masakrës zgjedhore”,- Basha takon ministrat e Jashtëm të tre vendeve të BE: PD do bëjë gjithçka mundet për procesin e integrimit






Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe Presidencën e radhës së BE me 1 korrik.

Basha i siguroi ministrat se PD do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, si interesi me i madh kombëtar për vendin dhe për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Në qendër të diskutimit të këtij takimi ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021 dhe shqetësimet e opozitës në lidhje me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

Kryedemokrati u shpreh se: “Në këto zgjedhje qeveria përdori te gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe paratë e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Viktima e kësaj masakre zgjedhore janë fatkeqësisht qytetarët shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre”.

Basha nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Ministrat nga ana e tyre u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.

basha 2 basha 3 basha 4 basha 5

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *