Shqiptari i Kosovës vret veten dhe gruan në tualetin e shtëpisë në Francë, Prokurori: Shkak i zënkës dyshimet për tradhti

Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur disa ditë më parë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës.

Mediat franceze kanë njoftuar se prokurorët sot kanë dalë me një përfundim se gruaja është therur me thikë nga burri i saj. Më tej burri ka vrarë edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur para 3 fëmijëve të tyre, kurse 5 të tjerë nuk ka qenë në banesë në momentin kur ndodhi tragjedia.

“Gruaja u vra nga burri i saj dhe ky i fundit ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten”, tha prokurori publik i Epinal, Frederic Nahon.

Nga autopsia u zbuluan disa plagë me thikë në trupin e gruas, disa prej të cilave ishin plagë të cilat janë bërë ndërsa ajo ka tentuar të mbrohet.

“Hetimi konfirmoi se mëngjesin e së martës kishte shpërthyer një zënkë verbale mes burrit dhe gruas, ku burri e kishte akuzuar gruan e tij për pabesi”, shtoi prokurori.

Krimi kishte ndodhur në banjën e banesës, ku njëri nga fëmijët më pas kishte thyer derën dhe kishte zbuluar trupat e pajetë të prindërve të tij.

Për momentin, fëmijët janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit. Kjo familje përbëhej nga tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre dhe pesë të miturit ishin në shkollë, raportoi Gazeta Express.

Çifti nuk ishte i njohur për shërbimet e drejtësisë dhe nuk ishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje, sipas Frederic Nahon. Ky saktësoi se faktet duhet të klasifikohen pa vazhdim për shuarje të veprimit publik për shkak të vdekjes së bashkëshortit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.