Shqiptari me banim në Bullgari, kapet në Itali me 65 mijë euro në makinë

shqiptari me banim ne bullgari kapet ne itali me 65 mije euro ne makine
shqiptari me banim ne bullgari kapet ne itali me 65 mije euro ne makine

Ai drejtonte një makinë që nuk ishte e tij dhe kishte me vete 64.800 euro. Mëngjesin e djeshëm, e premte 19 prill, policia lokale e Martinengo ka ndaluar një 29-vjeçar shqiptar, banues në Bullgari, në via Maschere Bergamasche, pranë supermarketit Famila. Oficerët e kishin vënë re tashmë makinën, një Mini Countryman, dhe kishin dyshime për lëvizjet e tij.

I riu nuk ishte në gjendje të justifikonte bindshëm as pse përdorimin e makinës, e cila dukej se ishte e regjistruar në një kompani të Villongos, dhe as pse kishte me vete një shumë kaq të madhe parash.

Siç shpjegon “L’Eco di Bergamo”, 29-vjeçari u përgjigj duke thënë se makinën ia kishte dhënë hua një mik dhe se paratë vinin nga një fitim në një faqe bastesh online.

Për këtë arsye efektivët kanë vendosur sekuestrimin e parave dhe automjetit, ndërsa shqiptari është proceduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts