Shqiptari që vrau mësuesen dhe eci mes rrugëve me trupin e saj, mohon akuzat për krimin

14:08 29/09/2021

36-vjeçari shqiptar Koçi Selamaj u paraqit të mërkurën përpara gjykatës pas akuzave për vrasjen e mësueses Sabina Nessa. Avokati i tij i ka bërë me dije gjykatësve se klienti i tij synon që të mos pranojë fajësinë për akuzat. Selamaj do të shfaqet para gjykatës sërish të enjten ku pritet të mohojë akuzat.

Media prestigjioze britanike The Sun është ndalur dhe i ka bërë një profilizim Selamajt.

Ai jetonte në Eastbourne, East Sussex, një qytet në Anglinë Juglindore bashkë me të dashurën e tij rumune, me të cilën dyshohet se janë ndarë në Gusht 2021.

Selamaj kishte punuar si shofer dërgese për Domino’s Pizza nga Maji, por kompania konfirmoi se ai u largua nga puna në Korrik.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë publikuar ende, por sipas informacioneve të dhëna nga policia, sulmuesi e goditi  Sabinën me një objekt në kokë dhe e mbajti mbi supe drejt parkut, ku u gjet dhe trupi në 17 Shtator.

Imazhi i të dyshuarit i dhënë nga policia korrespondon me atë që shumë banorë të zonës kanë parë të shëtiste në park natën kur u vra Sabina.

“ E mbaj mend sepse më përshëndeti, isha shumë e frikësuar dhe mendova thjesht të largohesha nga aty,” tha Nellisa Horton, natën kur burri i “frikshëm” shëtiste në park.

Pas lirimit nën hetim të dy të dyshuarve , 36 dhe 40 vjeç, Selamaj u bë i dyshuari kryesor.

Ai u mbaj në mbikëqyrje për 24 orë para arrestit, në të njëjtën kohë që policia gjurmonte shenjat për të gjetur një makinë në ngjyrë bezhë që dyshohej se i përkiste atij.

Makina e tipit “Nissan Micra” u gjet më 27 Shtator dhe u transportua në një garazh të policisë metropolitane.  Selamaj u akuzua më vonë atë mbrëmje. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *