Shqiptarja refuzon të mësojë gjermanishten, Zvicra e kërcënon me kthim në Kosovë

“Fakti që ajo nuk kishte treguar përpjekje përballë kërcënimit akut të dëbimit tregon një “mungesë të caktuar interesi për t’u përshtatur me situatën”. Një grua nga Kosova me qëndrim në kantonin e Aargaut rrezikon që të riatdhesohet pasi nuk po përpiqet që të mësojë gjuhën e vendit të ri, gjermanishten.

Për këtë arsye, autoritetet nuk donin t’i vazhdonin lejen e qëndrimit të zonjës. Por, çështja përfundoi në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale, me seli në Lozanë. Atje tani është vendosur: Ajo do të trajtohet vetëm sipas ligjit të emigracionit. Në një aktgjykim të botuar të enjten, gjyqtarët e Lozanës i kanë bërë me dije asaj “në çdo formë të mundshme” se nga shqiptarja pritej të zbatonte vërejtjet që i janë bërë në këtë procedurë, shkruan sda.ch. Përndryshe, ajo mund të presë një anulim ose mosvazhdim të lejes së qëndrimit.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë Federale thekson se sa e rëndësishme është aftësia gjuhësore për të qenë në gjendje të integrohesh në shoqëri. Në këtë aspekt, është kjo është çështje e një interesi publik me peshë që njihet edhe nga konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ajo lejohet të qëndrojë në Zvicër, ku ajo jeton që nga dhjetori i vitit 2015 me bashkëshortin e saj – gjithashtu nga Kosova – dhe djalin e përbashkët, 4 vjecc e gjysmë. Por, nëse nuk ripërtërihet leja, mund të supozohet se bashkëshorti do të qëndronte në Zvicër, ku ka punuar për të njëjtin punëdhënës për dhjetë vjet.

Gruaja që tani u paralajmërua nuk ka dhënë ende dëshmi për njohjen e gjuhës. Sipas Gjykatës Federale, ajo “në mënyrë të vazhdueshme” ka refuzuar të “bënte çdo përpjekje për të mësuar gjuhën gjermane”.
Ky “qëndrim jobashkëpunues” ka zgjatur me vite. Fakti që ajo nuk kishte treguar asnjë përpjekje përballë kërcënimit akut të dëbimit tregon një “mungesë të caktuar interesi për t’u përshtatur me situatën lokale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.