Shtatë të vdekur dhe 4 të plagosur në një aksident në Hungari

11:33 14/12/2021

Shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia e lartë e automjetit

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga një aksident i rëndë rrugor në Hungari. Makina me targa serbe që transportonte emigrantë u përplas me një shtëpi në Hungari, pasi shoferi refuzoi të ndalonte për kontrolle rutinore nga policia.

Shoferi pa se policia po kontrollonte makinat në fshatin Morahalom afër kufirit serb dhe u përpoq të largohej me shpejtësi skëterrë. Në automjet ndodheshin 10 persona që ishin nisur në drejtim të qytetit Segedi.

Shoferi, i cili mbeti i lënduar, u arrestua menjëherë nga policia. Ai pritet të akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore  dhe shkaktim të një aksidenti me vdekje. Sipas agjencisë kufitare Frontex, numri i emigrantëve, të cilët hyjnë në Bashkimin Europian duke kaluar përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor, është dyfishuar gjatë këtij viti.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.