Shtatzënë, bashkëshortja e Boris Johnson merr vaksinën anti-covid

13:02 16/08/2021

Thirrje nënave të vaksinohen

Bashkëshortja e kryeministrit britanik, Boris Johnson, e cila pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në dhjetor, tha se mori dozën e dytë të vaksinës anti-COVID dhe se po ndihej mirë.

33-vjeçarja tregoi se më herët ishte e shqetësuar për një abort spontan për shkak të vaksinës, por theksoi se të dhënat tregojnë se nuk ka rrezik të shtuar të abortit.

Gati 200.000 gra shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë marrë vaksinat Pfizer dhe Moderna të rekomanduara gjatë shtatzënisë, pa shqetësime sigurie. Ekspertët ka thënë se nënat në pritje janë më të rrezikuara nga sëmundjet e rënda nëse infektohen me COVID, kështu që vaksinimi është me të vërtetë mënyra më e mirë për t’u mbajtur ju dhe fëmijën tuaj të sigurt”, është shprehur Carrie.

Kujtojmë se në prill të 2020-s, ajo solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe të Boris, një djalë që e pagëzuan me emrin Wilfred

Carrie dhe Boris Johnson kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të vogël martesore në katedralen Ëestminster në muajin maj. Johnson ishte dhe kryeministri i parë që u martua gjatë kohës që ishte në detyrë.

Kjo ishte martesa e tretë për Boris Johnson, sepse më parë ai ka qenë i martuar me Marina Wheeler dhe Allegra Mostyn-Owen. Ndërkohë që nga martesa me gruan e dytë ai ka katër fëmijë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *