Shtëllunga të madha tymi në ajër, përfshihen nga flakët qindra hektarë pyje në Sardenja, evakuohen banorët

Kodrina të tëra në Sardenja janë përfshirë nga zjarri në Sardenjë. Sipas ANS, mijëra njerëz, vendas e turistë të huaj, janë evakuar.

Në zonat e prekura nga zjarri, qielli është i mbuluar nga shtëllunga të madhe tymi.

Sipas mediave, zjarri ka konsumuar hektarë pyje dhe bimësi dhe po kërcënon zonat e populluara.

“Është një ditë tragjike për ishullin tonë. Dy zona të nxehta janë aktive”, raporton agjencia lokale e zjarrfikësve Forestas.

Kryetari i njërës prej komunave të prekura nga zjarri, Oristanese, Salvatore Coris, shkroi në profilin e tij në Facebook, së bashku me fotografitë e zjarrit të madh:

“Fatkeqësia dhe nuk ka mbaruar akoma, kemi frikë nga më e keqja”.

Këto ditë, temperaturat në Sardenjë janë shumë të larta, mbi 35 gradë, por nuk është ende e qartë nëse zjarri është pasojë e temperaturave të larta, neglizhencës apo është vendosur qëllimisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *