Shtëpi të rrafshuara e shtëllunga të mëdha tymi, publikohen pamjet satelitore nga konflikti në Gaza (FOTO)

Këto janë pamjet satelitore që tregojnë shkatërrimet e shkaktuara në Gaza. Në fotot e publikuara, të fiksuara nga lartësia, shihen shtëllunga të mëdha tymi e shtëpi të rrafshuara pas sulmeve ajrore nga Izraeli.

Kjo e fundit, pretendon se ndërtesat e shkatërruara i përkasin Hamas-it, grupit militant që kontrollon qytetin e Gazës. Vlen për t’u përmendur që Izraeli dhe Hamasi kanë shkëmbyer sulme ajrore javën që lamë pas, ku si pasojë qindra persona kanë ndërruar jetë ose janë plagosur.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Palestinë, ku deri më tani, sipas raportimeve, kanë ndërruar jetë 188 persona, përfshirë 55 fëmijë e 33 gra. Ndërsa nga radhët e Izraelit, deri më tani, kanë mbetur të vdekur 10 persona.

Rreth 90% e raketave të hedhura nga Hamasi në Izrael u bllokuan nga sistemi i mbrojtjes së Kupolës së Hekurt të vendit.

Izraeli gjithashtu zhvendosi trupat tokësore në kufirin me Gazën të enjten dhe Forca e Mbrojtjes së Izraelit, tha në orët e para të së premtes se kishte filluar sulmet ndaj Gazës .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *