“Shtëpia” e Babagjyshit të Vitit të Ri, një strehë bombash

13:50 01/06/2022

Aty mund të strehohen 3600 njerëz dhe i bën ballë sulmeve bërthamore

Babagjyshi i Vitit të Ri e ka bazën e tij në Rovaniemi, 2600 km nga Poli i Veriut. Ky qytet që ndodhet në Finlandë është një vend me jetë dhe gjallëri dhe njëkohësisht vendi i plakut më të dashur të globit.

Por ndërsa dhjetëra mijëra turistë vizitojnë këtë qytet çdo vit për të takuar Babagjyshin dhe për t’u fotografuar me të, shumë pak e dinë se këtu fshihet një vendstrehim i sigurt për bombat.

E gdhendur në një kodër rreth 50 metra, streha është ndërtuar për t’i bërë ballë bombardimeve ose një sulmi bërthamor dhe mund të strehojë 3600 njerëz. Ai ka shtretër kampingu, kuti të ndihmës së parë dhe madje pajisje për të gërmuar një tunel përsëri në sipërfaqe në rast se shembet streha.

Streha e Santa Klaus është vetëm një nga rreth 50,000 të ndërtuara pasi vendi nordik përjetoi dy luftëra me Rusinë midis 1939 dhe 1944. Shumica e strehave të tilla  në Finlandë janë private pasi me ligj që nga vitet 1940 kërkohet që të ndërtohet një në çdo bllok apartamentesh.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.