Shtëpia e Bardhë mbështet sulmet në Irak dhe Siri

Sulmet ajrore ndaj grupeve të milicisë të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri ishin “të domosdoshme, të përshtatshme dhe të paramenduara”, tha Shtëpia e Bardhë të hënën mes reagimeve nga Bagdadi.

“Sulmet ishin drejtuar ndaj objekteve që përdoreshin nga milicitë e mbështetura nga Irani të përfshirë në këto sulme të vazhdueshme për qëllime duke përfshirë ruajtjen e armëve, komandën dhe logjistikën dhe operacionet e mjeteve ajrore pa pilot”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke argumentuar më tej se sulmet ishin ndërmarrë “për të kufizuar kërcënimet e përshkallëzimit”.

Ajo tha se Presidenti Joe Biden beson se Washingtoni “duhet dhe do të marrë masat e duhura dhe të nevojshme për të mbrojtur personelin, partnerët dhe aleatët e SHBA-së në rajon”.

Sulmet e së dielës, të cilat kishin në shënjestër pozicionet të cilat SHBA-ja thotë se ishin përdorur për të kryer të paktën pesë sulme me dronë mbi objektet e SHBA-së që nga prilli, shkaktuan reagim të shpejtë nga qeveria irakiane, e cila i quajti ato një “një shkelje e dukshme” e sovranitetit të Irakut.

Kabineti i Sigurisë Irakiane, në një deklaratë pas takimit emergjent, të kryesuar nga Kryeministri Mustafa al-Kadhimi, tha se Iraku do “të shqyrtojë të gjitha opsionet ligjore për të parandaluar përsëritjen e sulmeve të tilla”.

Kataib Sayyid al-Shuhada, një fraksion i Forcave Popullore të Mobilizimit të Irakut, tha të hënën se katër anëtarë të forcave të saj u vranë si rezultat i sulmeve ajrore të SHBA-së. Fraksioni kërcënoi me “luftë të hapur pushtuesit amerikan”.

Psaki tha se deklarata e kryeministrit Al-Kadhimi bëri thirrje për de-përshkallëzim nga të gjitha palët, duke shprehur mbështetjen e Biden për ta bërë këtë, ndërsa paralajmëroi se “do të ketë pasoja serioze nëse udhëheqësit iranianë vazhdojnë të armatosin, trajnojnë dhe financojnë grupe milicësh për të sulmuar popullin tonë”.

Vetëm disa orë pasi Psaki përfundoi konferencën e saj, ushtria amerikane konfirmoi një sulm me raketa ndaj forcave amerikane në Siri, por tha se nuk pati të lënduar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *