Shtëpia e Bardhë mirëpret Trump: Të përfshihet më shumë në fushatën e vaksinimit

Administrata e Biden do të mirëpresë ish-Presidentin Trump të përfshihet më shumë në fushatën për vaksinimin, tha të hënën sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, por ajo sinjalizoi se nuk do të kishte asnjë ftesë zyrtare për Trump për ta bërë këtë.

“Nëse ish-Presidenti Trump zgjohet nesër dhe do të dëshironte të ishte më i zëshëm për sigurinë dhe efikasitetin e fushatës të vaksinës, sigurisht që ne do ta mbështesnim atë,” tha Psaki në një konferencë me gazetarët.

“Çdo ish-president tjetër i gjallë… ka marrë pjesë në fushata publike, “shtoi ajo.” Ata nuk kishin nevojë për një ftesë për ta bërë këtë. Ai mund të vendosë që duhet ta bëjë këtë. Nëse po, shkëlqyeshëm”, shtoi ajo.

Kjo deklaratë vjen pasi sondazhet treguan se republikanët janë më të prirur të refuzojnë të marrin vaksinën e koronavirusit.

Sekretarja për shtypit pranoi javën e kaluar se administrata e Biden, e cila është e mbushur me zyrtarë demokratë, nuk ka gjasa të jetë mesazhi më i mirë për të bindur konservatorët për të bërë vaksinën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *