Shtëpia e Bardhë nis lëvizjet pas vendimit të EMA, gati shpërndarja e 4 milionë vaksinave të AstraZeneca te fqinjët

Shtetet e Bashkuara do të ndajnë katër milionë vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit për fqinjët e tyre, Kanadanë dhe Meksikën, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Kjo është hera e parë që SHBA-ja furnizon direkt me vaksina një vend tjetër.

Kanadaja dhe Meksika e kanë miratuar AstraZenecën, por SHBA-ja jo.

Megjithatë, SHBA-ja ka rezerva të kësaj vaksine.

Duke bërë publik planin e shpërndarjes, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se 2.5 milionë vaksina do të shkojnë në Meksikë dhe 1.5 milion në Kanada.

SHBA-ja ka 7 milionë doza të AstraZenecës.

“Nëse kemi teprica, ne do t’i ndajmë ato me pjesën tjetër të botës”, ka thënë javën e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden.

Në bazë të marrëveshjes, Kanadaja dhe Meksika duhet t’ia kthejnë SHBA-së çdo dozë që u tepron.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, mbi 12 për qind e amerikanëve tashmë janë vaksinuar.

Tri vaksinat kundër koronavirusit, të miratuara në SHBA, janë: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Biden ka thënë se deri më 1 maj, secili amerikan mbi 16 vjeç do të mund të marrë vaksinën.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga koronavirusi.

Mbi 29.6 milionë njerëz atje janë infektuar dhe afro 540,000 kanë humbur jetën./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *