Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim kundër lisë së majmunit

[embedded content][embedded content]

23:25 29/06/2022

SHBA planifikon të ofrojë 1 mln doza të vaksinës gjatë verës dhe vjeshtës

Shtëpia e Bardhë po planifikon që të shpërndajë mijëra vaksina për linë e majmunëve brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të fushatës për të ndalur shpërthimin e këtij virusi.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se janë duke punuar për të rritur numrin e testimeve dhe kanë zgjeruar grupin e njerëzve që këshillohen të vaksinohen.

Në udhëzimin e fundit, qeveria amerikane i bën thirrje çdo qytetari që beson se është ekspozuar ndaj lisë së majmunëve të imunizohet.

Në SHBA pritet që së shpejti të nisë shpërndarja e 56,000 dozave të vaksinës Jynneos e cila është prodhuar nga kompania daneze, Bavarian Nordic. Autoritet atje planifikojnë të  ofrojnë mbi 1 milion doza përgjatë verës dhe vjeshtës.

Jynneos është vaksinë e miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe dhe mund të ndalë infeksionin pasi një person të jetë ekspozuar ndaj virusit.

Shumica e rasteve të identifikuara tashmë në SHBA ndodhen në mesin e homoseksualëve mirëpo zyrtarët theksojnë se çdo njeri mund të infektohet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.