Shtëpia e Bardhë: Putin, gabim strategjik me sulmin në Ukrainë

shtepia e bardhe putin gabim strategjik me sulmin ne ukraine
shtepia e bardhe putin gabim strategjik me sulmin ne ukraine

15:56 31/03/2022

“Këshilltarët kanë frikë t’i thonë të vërtetën për humbjet e rënda”

Më shumë se një muaj pas nisjes së sulmit në Ukrainë, është e qartë Moska bëri gabim llogaritë për sulmin në Ukrainë. Këtë ia kanë konfirmuar presidentit amerikan Joe Biden zbulimi vendas. Sipas Shtëpisë së Bardhë, ekspertët ushtarakë të presidentit rus, duke i pasur të qarta prirjet e tij autoritare, e keqinformuan Vladimir Putinin për situatën në teren para se të niste lufta, pasi kishin frikë nga pasojat.

Kemi informacione se Putin po keqinformohet për performacën e keqe të ushtrisë ruse dhe për pasojat e rënda të sanksioneve ndërkombëtare në ekonominë ruse, pasi këshilltarët e tij të lartë kanë shumë frikë t’ia thonë të vërtetën”, tha Kate Bedingfield.

Shembull për këtë është edhe videoja e publikuar në Shkurt, ku Putin i diktonte shefit të inteligjencës qëndrimin që duhej të mbante për njohjen e pavarësisë së republikave separatiste në lindje të Ukrainës. Shtëpia e Bardhë tha se qëllimi i publikimit të këtij informacioni është të tregojë se Moska ka bërë gabim strategjik me luftën në Ukrainë.

Për muaj të tërë, në kufijtë e Ukrainës,mbi 130 mijë trupa ruse zhvilluan stërvitje ushtarake para nisjes së sulmit. Për pas 35 ditësh luftime, sipas Kievit numërohen mbi 17 mijë ushtarë të vrarë dhe mijëra tanke e makineri të tjera ushtarake të shkatërruara, një shifër më e lartë edhe se bilanci i viktimave të luftës 10-vjeçare në Afganistan. Sipas ekspertëve perëndimorë, Putin kishte përllogaritur mbështetjen ndaj ushtrisë ruse nga popullsia në Ukrainë, por në terren po rezulton e kundërta.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts