Shtëpia e Bardhë vendos rregulla të reja për udhëtarët e huaj, rihapet udhëtimi ajror

Rregulli ndalon shumicën e vizitorëve nga Brazili, Kina, Afrika e Jugut, Britania e Madhe, 26 vendet e Shengenit në Evropë, Irlanda, India dhe Irani.

Deklarata e nënshkruar nga Biden të hënën thotë se linjave ajrore do t’u kërkohet të kontrollojnë statusin e vaksinimit të udhëtarëve përpara se të hipin në avionë.

“Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që të largohen nga kufizimet ”, thuhet në deklaratën e zotit Biden.

Linjat ajrore duhet të konfirmojnë se dëshmia e vaksinimit vjen nga një “burim zyrtar” dhe është marrë të paktën dy javë më parë. Çdo vaksinë e miratuar nga rregullatorët shëndetësorë të SHBA do të pranohet.

Udhëtarët e pavaksinuar, përfshirë amerikanët, do të duhet të tregojnë një test negativ Covid të marrë brenda një dite pas nisjes.

Fëmijët nën moshën 18 vjeç do të përjashtohen nga kërkesa për vaksinim, por gjithsesi duhet të japin një test negativ të marrë brenda tre ditëve nga udhëtimi.

Kufizimet e reja hyjnë në fuqi më 8 nëntor.

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *