
00:31 23/06/2023
Presidenti Joe Biden do të presë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë Kryeministrin indian
Shtëpia e Bardhë po organizon në detaje pritjen e Kryeministrit indian Narenda Modi nga Presidenti Joe Biden.
Darka shtetërore, e treta e administratës Biden, do të jetë vegjetariane, në përputhje edhe me dëshirat dhe kërkesat e të ftuarit të nderit.
“Ne i kërkuam kuzhinieres Nina Curtis, të punonte me kuzhinierët tanë të Shtëpisë së Bardhë, për të krijuar një menu të mrekullueshme vegjetariane”.
Në vend të një fileto, pjata kryesore do të jetë e mbushur me kërpudha të shoqëruar nga një rizoto kremoze e mbushur me shafran.
Vendimi për të shfaqur në mënyrë të dukshme shafranin indian ka si qëllim ta bëjë Kryeministrin Modi të ndihet si në shtëpi.
Gjatë vizitës së Modit në Uashington, Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kryeministri indian pritet të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë midis vendeve të tyre.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al