“Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”/ Rama për mbërritjen e afganëve: Janë 121 fëmijë, gra dhe burra fatkeq, t’i urojmë mirëseardhjen










Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook, ka rreaguar për mbërritjen e 121 afganëve të parë në Shqipëri.

Kreu i qeverisë  shqiptare thotë se janë 121 fëmijë, burra dhe gra fatkeq, ndaj duhet ti urojmë mirëseardhjen, sic shprehet ai, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

“MIRËMËNGJES PA U GDHIRË dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkruan Rama.

Afganët e parë në Shqipëri mbërritën rreth orës 4 të mëngjesit të 27 gushtit. Ata u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim. Ky grup i parë i refugjatëve do të strehohet në strukturat hoteliere.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *