Shtete të ndryshme po nxitojnë të evakuojnë njerëzit e tyre nga Afganistani

13:34 26/08/2021

Shtete të ndryshme po nxitojnë për të evakuuar njerëzit e tyre nga Afganistani deri në 31 Gusht. Mbretëria e Bashkuar zhvendosi rreth 1,200 njerëz drejt Londrës në orët e fundit.

Kryeministri francez Jean Castex tha se vendi i tij nuk do të jetë në gjendje të evakuojë me njerëz nga aeroporti i Kabulit nga mbrëmja e së premtes. Më shumë se 2,000 afganë dhe njëqind francezë janë evakuuar nga Franca që nga fillimi i operacionit javën e kaluar. Belgjika arriti te zhvendose ne territorin e saj 1400 njerëz, shumica e tyre shtetas belgë, por edhe nga Holanda.

Hungaria deklaroi se ushtria e saj evakuoi nga Afganistani të gjithë shtetasit hungarezë për të cilët Ministria e Mbrojtjes është në dijeni ku përfshihen 540 persona, mes tyre 57 familje afgane dhe 180 fëmijë. Polonia përfundoi misionin ne Kabul duke zhvendosur 1,300 njerëz. Mes të evakuuarve nga Varshava kishte edhe 175 ish -punonjës të kontingjentit ushtarak të Lituanisë dhe afgane që kane ndihmuar ne vite trupat ushtarake estoneze.

Gati 400 afganë të evakuuar mbërritën në Seul, ku qeveria koreano-jugore tha se po ndryshonte ligjin për të lejuar qëndrime afatgjata për ata që bashkëpunuan në projektet e Koresë së Jugut në Afganistan para se talebanët merrnin pushtetin.

Rusia ka marrë urdhra të rinj për të blerë helikopterë, armë zjarri dhe sisteme moderne të mbrojtjes së kufirit nga republikat e Azisë Qendrore në kufi me Afganistanin pas marrjes nën kontroll të vendit nga ana e talebanëve.

Në fillim të këtij muaji Uzbekistani dhe Taxhikistani mbajtën stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë pranë kufijve të tyre me Afganistanin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *