“Shteti është dorëzuar përballë krimit”- Alibeaj për vrasjen e dyfishtë në Vlorë: Përgjegjës, Rama dhe struktura që ai drejton! Largimi i kësaj qeveri, garanci dhe siguri


















Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj teksa i referohet vrasjes së dyfishtë në Vlorë thotë se shteti është dorëzuar përballë krimit.

Sipas tij, sezoni i përgjakur i kësaj vere e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët, ndërsa përgjegjës për këtë situatën është kryeministri Rama dhe e gjithë struktura që ai drejton.

Ai thekson se largimi i kësaj qeverie dhe drejtuesve të saj është garanci se siguria mund të rikthehet dhe qytetarët të kenë garanci për jetën  e tyre.

“Dy vrasje brenda pak orësh dëshmojnë dhe njëherë se shteti është dorëzuar përballë krimit.

Sezoni i përgjakur i kësaj vere, krimi që shëtit rrugëve i pashqetësuar e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë të kriminalizuar është e kryeministrit dhe e gjithë strukturës që nën drejtimin e tij është e përfshirë në botën e errët të krimit ose është e paaftë për të menaxhuar situatën e rënduar.

Janë të njëjtat hallka të zinxhirit me drejtues Edi Ramen që kriminalizuan votën e shqiptarëve duke deformuar vullnetin e qytetarëve të 25 prillin e vitit të kaluar.

Për shqiptarët është e qartë se qëndrimi në pushtet i qeverisë Rama është tregues i qartë se situata nuk mund të ndryshojë. Vetëm largimi i kësaj qeverie dhe drejtuesve të saj është garanci se siguria mund të rikthehet dhe qytetarët të kenë garanci për jetën  e tyre”, thekson Alibeaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.