Shteti gjerman do të kompensojë dëmet nga përmbytjet deri në 80 për qind

Individët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet që shkatërruan pjesë të Gjermanisë Perëndimore në mes të korrikut do të kompensohen nga shteti deri në 80 për qind të humbjeve të tyre, vendosi sot qeveria gjermane.

Rastet e vështirësive të veçanta mund të paguhen plotësisht. Pagesat nga kompanitë e sigurimeve dhe fondet e ndihmës emergjente do të rrisin pagesat deri në 100 për qind.

“Ne jemi të bashkuar në kohë emergjence. Qeveria ka ndarë 30 miliardë euro (35 miliardë dollarë) për të pastruar dëmet dhe rindërtuar infrastrukturën dhe ndërtesat e tjera”, theksoi ministri i Financave Olaf Scholz.

Numri i të vdekurve nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet që goditën shtetet e Rheineland-Pfalzit dhe North Rhine Westphalia në mes të korrikut arriti në 183.

Kompensimi duhet të paguhen nga shtetet dhe qeveria federale.
Dhoma e sipërme e parlamentit, Bundesrat, ende nuk ka miratuar masën. Votimi u caktua për 10 shtator.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *