Shteti Islamik fajësohet për vrasjet në kampin sirian

Forcat Demokratike Siriane, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, thonë se që nga janari i këtij viti, celula të fshehta të Shtetit Islamik kanë vrarë 47 njerëz në kampin e refugjatëve al-Hol në verilindje të Sirisë, ku strehohen familje të grupit terrorist.

Forcat e zbatimit të rendit në kampin e refugjatëve al-Hol të Sirisë po hetojnë lidhur me njoftimet mbi mundësinë e armëve të fshehura nga grupi terrorist Shteti Islamik. Besohet se ato janë groposur në kamp.

Zyrtarët lokalë thonë se kanë gjetur disa armë primitive, për të cilat besojnë se u përdorën nga xhihadistët për të vrarë më shumë se 40 banorë të kampit muajin e kaluar.

Një nga viktimat e fundit ishte një adoleshent. Të afërmit e tij thanë për Zërin e Amerikës se mësuan për vdekjen nga postimet e grupit terrorist në median sociale. Adnan Salih Celo është i afërm i viktimës.

“Kemi ardhur në kampin al-Hol për të marrë trupin e një fëmije 13 ose 14 vjeçarë të vrarë nga Shteti Islamik.”

Javën e shkuar Forcat Demokratike Siriane (SDF), që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, bastisën kampin dhe arrestuan të paktën 70 të dyshuar pjestarë të grupit terrorist.

Yousuf Rajih është refugjat irakian nga Mosuli. Ai i tha Zërit të Amerikës se kishte qenë me katër miq kur një terrorist kishte hapur zjarr ndaj tyre. Ai tha se dy nga shokët e tij ishin vrarë dhe ai ishte plagosur rëndë.

“Ishim të ulur brenda çadrës kur ai erdhi dhe qëlloi me pistoletë ndaj nesh dhe u largua.”

Gjatë bastisjes së javës së kaluar, SDF tha se 5 mijë trupa kontrolluan çadrat për të identifukuar terroristë të dyshuar. Mes të arrestuarve ishin pesë drejtues të lartë të Shtetit Islamik. Autoritetet lokale janë përpjekur të drejtojnë këtë kamp të madh ku strehohen 60 mijë njerëz, shumë prej të cilëve janë pjestarë të familjeve të luftëtarëve të grupit terrorist Shteti Islamik/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *