Shteti Islamik merr përsipër sulmet në Kabul

22:01 26/08/2021

Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet në aeroportin e Kabulit. Sipas asaj që shkruan BBC, deklarata u bë nëpërmjet një mesazhi të postuar në kanalin e lajmeve të grupit terrorist, Telegram.

Grupi tha se një person kishte hedhur veten në erë mes afganëve dhe trupave amerikane.

Edhe zyrtarët e Mbrojtjes amerikane thanë se besonin që pas sulmeve vdekjeprurëse qëndronin militantë të të ashtuquajturit Shteti Islamik./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts