“Shteti ka bërë një hap prapa”/ Analiza e Artur Zhejit për vrasjet në vend: I ka lënë njerëzit t’i zgjidhin konfliktet vetë. Tre pikat e errëta të ngjarjes në Velipojë






Analisti dhe gazetari Artur Zheji teksa bën një analizë për situatën e krimeve në vend dhe konkretisht masakrës në Velipojë, thotë se shteti ka bërë një hap prapa, duke i lënë qytetarët që t’i zgjidhin vetë konfliktet.

zheji-cuci-velipoje

Në një intervistë për News24, Zheji numëroi tre pikat e errëta të ngjarjes në Velipojë. Shqetësimi që ai ngre është shpejtësia me të cilat gjenden armët, në momentet kur ndodhin konfliktet.

Sipas tij pas fitores së mandatit të tretë të qeverisë Rama ndihet një rrjedhje e lirë e mjaft episodeve.

“Padrejtësia buron në shkallë më të larta dhe pastaj përplasjet ndodhin në shkallë më të ulëta apo në popull, sepse populli e ha në fund. Kjo ngjarje ka tre pika të errëta.

E para si mund të gjenden armët kaq lehtë në këtë vend. Ok, konfliktet janë gjaknxehtë, ne jemi popull mesdhetar, njëra palë mund të ketë të drejtë, por nga një padrejtësi shezlongesh e territoresh plazhi të shkosh dhe të ngresh armët, kjo është një mekanizëm mendor i habitshëm. Por shpejtësia me të cilën gjenden armët kur ato duhet të kërcasin është e habitshme.

E dyta, cili është mekanizmi mendor që i jep argument vrasësit që ta zgjidhin duke derdhur gjak.

E treta, pas fitores së mandatit të tretë ndihen një rrjedhje e lirë e mjaft episodeve. Pra ndihet sikur shteti ka bërë një hap prapa dhe i ka lënë njerëzit ti zgjidhni konfliktet vetë dhe arbitrimi shtetëror të jetë gjithmonë e më i zbehtë. Nuk e di pse bëhet kjo është e qëllimshme apo jo”, u shpreh Zheji.

Ndërsa për deklaratat e ministrit të Brendshëm, Artur Zheji bëri këtë koment: “Zoti Bledi Çuçi është një ministër politik, ka një afërsi me zbulimin, shkollat specifike që janë bërë nga ministria e Brendshme kjo është gjë e mirë. Ai merr distancat sepse kuptohet që dinamika është policia në skenë. Se ka disa koka të çmendura në Velipojë dhe në vend ta zgjidhin me një gjyq, me një pleqësi, me një kafe duke hedhur ujë të ftohtë dhe jo benzinë,  vendosin të vriten, këto janë situata që janë të paralajmëruar në këtë sens që konflikti për pronën dhe pabarazia për ndarjen e aseteve në bregdet, t’ja ngarkojmë edhe këtë zotit Çuçi, ja ngarkojmë nuk është problem. Supozojmë që në ujërat territoriale vjen një anije pirate, ose një anije që është rrëmbyer dhe ata që i japin anijes janë diletantë, skafi çahet mbytet dhe vdesin 40 veta. Ka përgjegjësi ministri i Brendshëm?”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *