Shteti me 38 milionë nuse nën moshë

15:35 14/07/2021

Gjatë një viti e gjysmë pandemie pati rritje të martesave nën moshë në krahasim me vitet e kaluara

Pandemia e Covid-19 ka rritur trendin e martesave nen moshe ne Bangladesh. Kjo ka shkatërruar ëndrrat e qindra vajzave të reja që duan të diplomohen dhe të ndihen te pavarura. Vendi ka 38 milionë nuse nën moshë dhe është një nga dhjetë vendet me nivelin më të lartë të martesave nën moshë, thuhet në një raport të fundit të UNICEF. Sipas ligjit, martesa është e ndaluar para moshës 18 vjeç për vajzat dhe 21 vjeç për djemtë. Bazuar në anketat e fundit, ekspertët janë të shqetësuar se martesat e fëmijëve mund të rrisin shkallën e braktisjes së shkollës pasi kampuset të rihapen pas një ndërprerje 15-mujore.

Programi i Fuqizimit të Komunitetit BRAC (CEP), organizatë joqeveritare më e madhe globale që përqendrohet në këtë çështje, raportoi se  ka patur 189 martesa të fëmijëve midis Prillit të vitit 2019 dhe Marsit të vitit 2020, krahasuar me 289 në vitin 2021, shifër në rritje alarmante prej 53%. Ekspertet  vlerësojnë se këto martesa vijnë edhe nga thellimi i mëtejshëm i krizës ekonomike familjare.

Ndërkohe autoritetet qeveritare mohojnë që të ketë rritje të martesave nën moshe gjatë kohës së Covid-19. ” Jemi në një përpjekje të vazhdueshme për të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbrojtur fëmijët vajza nga martesa në moshë të hershme janë shprehur zyrtaret qeveritare atje.

Ndërsa synojnë për të reduktuar martesat e fëmijëve në një nominale për të përmbushur qëllimet deri në vitin 2025 dhe 2030.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *