Shtohen opsionet në merkato për Manajn, por edhe shanset që të qëndrojë të Barça








Emri i Rei Manajt vazhdon të krijojë interes në Spanjë, ku paraqitjet e tij me Barcelonën, që duhej të ishin të vetmet për të me ekipin e parë, tashmë mund të kenë vendosur qëndrimin e tij në radhët e skuadrës së parë te katalanasit.

manaj laporta kuman

Klubi kërkonte ta shesë, dhe vazhdon të mbajë ende këtë ide me pretendentët që shtohen ditë pas dite. Por njëkohësisht shtohet edhe dëshira për ta mbajtur, duke llogaritur se është një lojtar me cilësi, por edhe me një kosto të ulët që  është e rëndësishme njëlloj për katalanasit në kohë krize.

Sipas “Ok Diario”, në listë përveç emrave të përmendur më parë si Kadiz, Famalikao, Sasuolo e Venecia, në garë kanë hyrë edhe klube gjermane, të cilat janë të gatshme të bëjnë lëvizjet e tyre për të siguruar firmën e sulmuesit. Por për momentin, Ronald Kuman ka kërkuar që të bllokohet shitja e futbollistit.

Laporta i ka bërë të qartë se transferimi do të ishte i paevitueshëm me një ofertë prej rreth 5 milionë eurosh, por po shqyrtohet edhe mundësia e qëndrimit të tij, duke llogaritur se edhe me shitjen e Breithuejt e Grizman, në klub do ta kenë të pamundur të bëjnë shpenzime për afrime të tjera në repartin e avancuar. Ndaj sipas të njëjtave burime, Manaj ka realisht shanse që të mbetet pjesë e ekipit të parë te katalanasit, si alternativë e parë e yjeve të kësaj skuadre, edhe pse pakkush e kishte menduar të mundur një gjë të tillë javën e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *