Shtohen provat për masakrat ruse në Ukrainë, gjenden 11 trupa të torturuar, ministri: Kërkimi sapo ka nisur!

Krimet e trupave ruse në Ukrainë janë zbuluar sa herë që territoret janë çliruar. E njëjta ndodhi edhe në Kherson.

The Times raporton se hetuesit ukrainas kanë zbuluar 63 trupa të cilët janë torturuar e më pas janë vrarë.

Denys Monastyrskyi, ministri i punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se pritet që të gjenden akoma më shumë të dhëna që mbështesin mizoritë e ushtrisë ruse.

“Ne duhet të kuptojmë se kërkimi sapo ka filluar, kështu që shumë biruca dhe vende varrimi do të zbulohen”, tha ai.

Monastyrski tha se Ukraina kishte regjistruar 436 krime lufte në zonat e çliruara , i cili përfundoi këtë muaj pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti Kherson dhe zonat në veri dhe perëndim të lumit Dnipro.

“Aktualisht hetuesit janë duke i ekzaminuar ata dhe po përcaktojnë çdo rast të torturës. Po kryhen zhvarrosjet edhe të trupave të atyre që u vranë”, tha Monastyrski për agjencinë e lajmeve Interfax Ukraine.

Moska mohon që trupat e saj të kenë shënjestruar civilët ose të kenë kryer mizori që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt, pavarësisht nga provat në rritje që tregojnë të kundërtën.

Në çdo zonë që trupat ukrainase kanë arritur të çlirojnë nga Rusia, hetuesit kanë zbuluar prova të përdhunimeve, torturave, vrasjeve të civilëve dhe dëbimit të detyruar të qindra mijëra ukrainasve, përfshirë fëmijët që u janë marrë prindërve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *