Shtohen të ardhurat në NBA

shtohen te ardhurat ne nba
shtohen te ardhurat ne nba

21:40 17/07/2022

Sezonin i fundit gjeneroi mbi 10 miliardë Dollarë

NBA vazhdon të rritet. Liga Amerikane e Basketbollit gjeneroi më shumë se 10 miliardë Dollarë në sezonin 2021-2022, të ardhurat më të larta në historinë e saj.

Përfitimi financiar është 20% më shumë se në sezonin para Covid-19, kur NBA solli 8.3 miliardë Dollarë. Rritja e xhiros vjen si pasojë e rikthimit të publikut në pallatet e sportit menjëherë pas sezonit që u zhvillua në arena të boshatisura. Miliona të konsiderueshme erdhën edhe nga e drejta televizive.

Finalet e këtij viti, në të cilat Golden State Warriors triumfoi ndaj Boston Celtics, tërhoqën mesatarisht 12.4 milionë shikues për ndeshje. 22% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe prej 65% krahasuar me dy sezone më parë.

Basketbolli në Amerikë e ka kaluar krizën dhe po vendos rekorde të reja.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts