Shtohen telashet e Dajës, dëmtohet mbrojtësi titullar i Partizanit









Partizani duket se nuk është në gjendjen më të mirë fizike para ndeshjes të së dielës në orën 16:45, ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”.

SEMBENE

Zëvendëskapiteni Egzon Belica nuk ishte i pranishëm as në stërvitjen e djeshme. Lideri i mbrojtjes po kalon një gjendje gripale dhe po trajtohet me medikamente.

Situata shëndetësore e tij vazhdon ta pengojë për të zbritur në fushë dhe për të përgatitur duelin e radhës. Në këto kushte zvogëlohet akoma më shumë mundësia që mbrojtësi të jetë në fushë ndaj Kukësit, pasi kanë mbetur vetëm dy seanca trajnimi përpara ditës së ndeshjes dhe nuk dihet kur ai rikthehet.

Sakaq, siç u njoftua nga klubi, Zhunior u kthye dje në stërvitje, por u stërvit i veçuar. Sulmuesi nisi vrapimin rreth fushës me gjithë ekipin, por dukej qartë se e kishte të vështirë të ndiqte ritmin e shokëve dhe mbeti mbrapa.

Më pas, pjesa tjetër e skuadrës vazhdoi normalisht stërvitjen, ndërsa Zhunior vrapoi rreth fushës, ku ra në sy ritmi mjaft i ulët i vrapimit të sulmuesit, duke lënë të kuptohet se kontraktimi muskulor nuk ka kaluar ende dhe do të dojë ende kohë. Gjithsesi, lajm i mirë është rikthimi i tij në stërvitje.

Një tjetër e veçantë në stërvitjen e Partizanit ishte edhe fakti që Sembene u stërvit i veçuar. Mbrojtësi i ardhur në merkaton e verës, i cili është pëlqyer shumë nga Daja dhe ka fituar vendin e titullarit, mori pjesë me grupin vetëm në fillim të stërvitjes dhe më pas, bashkë me Zhuniorin u impenjua vetëm në vrapim rreth fushës.

Nga ana tjetër, Maget, një tjetër lojtar i talentuar i të kuqve, ishte në kompleks, por nuk u stërvit me grupin, madje nuk ishte i veshur as më tutën e trajnimit.

“Panorama Sport” pyeti në klub për gjendjen e dy lojtarëve dhe mësoi se të dy kanë pësuar dëmtime dhe ky është shkaku që nuk kanë mundur të stërviten normalisht ditën e djeshme.

Sembene ndiente dhimbje që në stërvitjen e së martës, por ai vendosi ta vazhdonte trajnimin sepse nuk kishte shqetësime në momentin kur i ngr oheshin muskujt. Gjithsesi, dje ai është stërvitur i veçuar.

Pasditen e djeshme të dy lojtarët u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore. Gjendja e Maget është disi më serioze. Nga sa bëhet me dije, mesfushori ka pësuar një hematome në kavilje dhe duket shumë e vështirë të jetë gati për Kukësin.

Ky është dëmtimi i dytë r adhazi për 18- vjeçarin nga Senegali, i cili kishte pak ditë që u kishte dhënë fund shqetësimeve muskulore.

Edhe Sembene e vë në alarm kampin e kuq, pavarësisht se gjendja e tij duket më pak serioze se ajo e Maget. Mbrojtësi i qendrës ka pësuar një hematomë në pjesën e fibulës dhe e ka pasur të pamundur të stërvitet normalisht dje.

Prania e tij në ndeshjen ndaj Kukësit është në dyshim. Sembene është i treti titullar që vë në diskutim prezencën e tij në ndeshjen e radhës, pas Belicës dhe Zhuniorit.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.