Shtohen vendet që legalizojnë kanabisin farmaceutik

shtohen vendet qe legalizojne kanabisin farmaceutik
shtohen vendet qe legalizojne kanabisin farmaceutik

15:58 20/01/2022

Përfitime kolosale dhe reduktim të kriminalitetit

Legalizimi i kanabisit për përdorim farmaceutik apo personal ka shtuar përfitimet në shumë vende të botës dhe ka reduktuar shifrat e kriminalitetit të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike.

Shumë vende të Europës e të botës e kanë të ligjëruar prej vitesh kanabisin për t’a përdorur për prodhimin e ilaçeve. Por nga viti 2013, pasi Uruguai e ligjëroi për përdorim të kufizuar vetjak duke e kriminalizuar, po zgjerohet lista e vendeve që po ndjekin këtë shembull.

Malta u bë në mesin e Dhjetorit të kaluar, i pari vend i BE-së që e ligjëroi për qëllime çlodhjeje. Drejt kësaj rruge po ecën edhe Italia që e prej vitesh e përdor në industrinë farmaceutike. Rreth Pranverës, në Itali do të organizohet një referendum për dekriminalizimin e kanabisit. Nga përllogaritjet parashikohet që shteti të përfitojë deri 8.5 miliardë Euro, duke u hequr trafikantëve 30 miliardë Euro të tjera përfitime.

Të paktën 20 shtete federale amerikane e kanë dekriminalizuar kanabisin prej 2014-ës, duke sjellë një përfitim total nga atëherë jo më pak se 10 miliardë Dollarë, e po ashtu reduktim të ndjeshëm të akteve kriminale të lidhura me lëndët narkotike.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts