Shtohet numri i mercenarëve rusë në Ukrainë

shtohet numri i mercenareve ruse ne ukraine
shtohet numri i mercenareve ruse ne ukraine

23:30 14/02/2022

Mercenarët rusë me lidhje me agjentët e Moskës kanë rritur praninë e tyre në Ukrainë javët e fundit, duke shtuar frikën midis disa anëtarëve të NATO-s se Rusia mund të përpiqet të krijojë një pretekst për pushtim. Kështu i thanë tre zyrtarë të lartë perëndimorë të sigurisë, agjencisë Reuters.

Shqetësimet për një inkursion rus në Ukrainë u shtuan javët e fundit dhe sipas zyrtarëve konflikti do të paraprihet nga një luftë informacioni dhe sulme kibernetike në infrastrukturën e Ukrainës, si rrjetet e energjisë ato elektrike dhe gazit.

Rusia gjithashtu mund të përdorë mercenarët për të shkaktuar mosmarrëveshje dhe për të paralizuar Ukrainën përmes atentateve dhe përdorimit të armatimit të specializuar, thanë burimet.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish të dielën se Rusia mund të organizojë operacionin “flamuri i rremë” brenda Ukrainës për të justifikuar pushtimin.

“Ka të ngjarë që mercenarët rusë, nën drejtimin e shtetit, të përfshihen në çdo konflikt brenda Ukrainës, përfshirë këtu krimin e një preteksti për pushtimin”, tha një burim aga agjencitë perëndimore të sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti.

Burimet thanë se mercenarët po vendoseshin në kompanitë ushtarake private ruse me lidhje të ngushta me Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB), pasardhësin kryesor të KGB-së së epokës sovjetike dhe agjencinë e zbulimit ushtarak, GRU.

Midis atyre që u vendosën javët e fundit ishte një ish-oficer i GRU-së, i cili gjithashtu punonte në grupin mercenar Wagner. Ish-oficeri ka shkuar në Donetsk, një nga dy rajonet e Ukrainës Lindore e kontrolluar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014.

Kremlini i tha të hënën agjencisë Reuters se Rusia nuk po forconte praninë e saj në territorin ukrainas dhe se trupat ruse nuk kishin qenë kurrë të pranishme atje dhe as nuk janë tani. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë kur u pyet me shkrim të premten në lidhje me akuzat perëndimore.

Sipas burimeve të agjencive të zbulimit, grupet mercenare ruse kanë furnizuar me armë, personel me përvojë të operacioneve speciale dhe trajnime ushtarake milicitë pro-ruse në Ukrainën Lindore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts