Shtohet presioni ndaj Presidentit Biden

22:04 18/08/2021

Mbrëmjen e së martës Presidenti Joe Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë duke ndërprerë herët pushimet, ndërsa përballet me presion në rritje mbi tërheqjen kaotike të forcave amerikane në Afganistan dhe rënien e shpejtë të qeverisë në Kabul. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, përgatiti materialin me të rejat e fundit.

Skenat kaotike të afganëve të dëshpëruar që përpiqen të largohen nga vendi, theksuan atë që gjerësisht perceptohet si plani i dobët i Administratës Biden për tërheqje nga lufta më e gjatë e Amerikës.

“Pamjet e ditĂ«ve tĂ« fundit nĂ« aeroport ishin dĂ«shpĂ«ruese, por Presidentit Biden iu desh tĂ« mendonte edhe pĂ«r koston njerĂ«zore tĂ« rrugĂ«s alternative tĂ« qĂ«ndrimit nĂ« njĂ« konflikt civil nĂ« Afganistan”, tha Jake Sullivan, KĂ«shilltar pĂ«r SigurinĂ« KombĂ«tare nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

Pas rimarrjes së shpejtë të Afganistanit nga talebanët, ShBA po përpiqet të evakuojë mijëra amerikanë dhe aleatë afganë.

“Ne po u japim pĂ«rparĂ«si disa grupeve, si qytetarĂ«ve amerikanĂ«, punonjĂ«sve tĂ« ambasadĂ«s dhe familjeve tĂ« tyre, personelit lokal, atyre me visa speciale imigruese dhe aplikuesve, afganĂ«ve qĂ« kualifikohen pĂ«r programet e refugjatĂ«ve si pĂ«rkthyes, qĂ« mund tĂ« kenĂ« ndihmuar mediat dhe tĂ« tjerĂ«t”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Jen Psaki.

Deri në mbrëmjen e së martës, zyrtarët thanë se ShBA evakuoi më shumë se 3,200 njerëz, përfshirë personlin e Ambasadës Amerikane, shtetas amerikanë, afganë dhe qytetarë nga vende të treta. Gjithashtu, ShBA transportoi rreth 2 mijë emigrantë specialë afganë në Shtetet e Bashkuara.

Administrata po negocion me talebanët për të vazhduar evakuimin, të paktën deri në fund të gushtit.

“TalebanĂ«t na informuan se janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« siguruar kalimin e sigurt tĂ« civilĂ«ve nĂ« aeroport dhe ne synojmĂ« t’i mbajmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zotim”, tha Jake Sullivan.

Të martën, talebanët patën konferencën e parë për shtyp, që nga marrja e kontrollit.

Në shfaqjen e parë publike, zëdhënësi Zabihullah Mujahid u zotua se Afganistani nuk do të bëhet strehë e terrorizmit dhe do të garantojë të drejtat e grave sipas Sheriatit.

Ai tha se talebanët do të amnistojnë ata që luftuan kundër tyre dhe se do të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Ne nuk duam luftĂ«. Duam paqe nĂ« Afganistan, prandaj u zhvilluan bisedimet”, tha ai.

Duke ditur të kaluarën e dhunshme të talebanëve, shumë dyshojnë mbi këto zotime.

Bashkëpunimi i talebanëve për evakuimin e sigurt të qytetarëve amerikanë dhe aleatëve afganë do të jetë testi kyç për administratën Biden.

“NĂ«se shihet se do tĂ« ketĂ« proceseve tĂ« pĂ«rgjegjshme pĂ«r kĂ«to dhe çështje tjera, si kĂ«rcĂ«nimet e mundshme terroriste nĂ« tĂ« ardhmen, ose pĂ«rparimi i rajonit nĂ« njĂ« periudhĂ« afatgjatĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« edhe strategjia jonĂ«, mendoj se mund tĂ« krijohet njĂ« imazh i besueshĂ«m, brenda dhe jashtĂ« vendit. Por do tĂ« duhet punĂ« e madhe dhe rezultate konkrete”, thotĂ« Earl Anthony Wayne nga Qendra Wilson.

Zoti Biden u largua herĂ«t nga vendpushimi presidencial Camp David pĂ«r t’u rikthyer nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« mbrĂ«mjen e sĂ« martĂ«s.

Ai po përballet me kritika nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë, të cilët janë zotuar të hetojnë mënyrën e tërheqjes nga Afganistani, që deri tani është kriza më e madhe e politikës së jashtme të Presidentit Biden./VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *