Shtohet presioni ndërkombëtar për marrëveshje finale Kosovë-Serbi

Një angazhim i shtuar nga SHBA-ja dhe BE-ja po shihen në raport me arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje për këtë çështje dy njerëz të fuqishëm nga Administrata Biden dhe BE-ja do të vijnë në Kosovë për të dhënë mesazhet e tyre për Qeverinë e Kosovës.

Diplomati amerikan pak ditë para ardhjes dha sinjale se marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke. E për shumë kënd në Kosovë situata në Qeverinë e Kosovës ka filluar të nxehet.

Sipas Agon Maliqit përfaqësuesit e SHBA e BE do të vijnë në Kosovë me propozime konkrete në raport me Asociacionin.
“Ka filluar të nxehet situata…Kësaj here ndërmjetësuesi Lajçak, por edhe SHBA-të vijnë me propozime konkrete për Asociacionin”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Agon Maliqi.

Situatë të njëjtë po parashikon edhe dikush që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“SHBA duan progres në dialog dhe progres në lidhje me implementimin e Asociacionit si pjesë kyçe e marrëveshjes përfundimtare”, deklaroi Driton Gashi.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka paralajmëruar se janë duke negociuar një lloj marrëveshje mirëbesimi në Bruksel me Serbinë ku palët nuk do të sulmonin njëra-tjetrën.

Por Analisti Agon Maliqi thotë se kjo pjesë është shumë e mjegullt pa u zyrtarizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *