Shtrenjtimi i çmimit të energjisë nga 1 tetori/ Meta: ERE të shpjegojë në Kuvend arsyet pse pranoi propozimin e Qeverisë. Do preken deri në 130 mijë familje









Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga Enti Rregullator i Energjisë, ERE, që të paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë dhe të japë shpjegime mbi arsyet përse u pranua pa asnjë ndryshim kërkesa e qeverisë për vendosjen e fashës 80 këh gjë që do të sjellë rritjen e cmimit të energjisë për shqiptarët.

“Kërkojmë që të paraqitet në Kuvend e të japë përgjigje për shqetësimet e gjithë sipërmarrjes, biznesit e shumë familjarëve”, tha kreu i PL.

Meta theksoi se nga rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 1 tetori, do të preken “92 mijë deri në 130 mijë familje shqiptare e do ketë ndikim në rëndimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare”.

“Mbështetje kërkesës së Konfindustria për të thirrur në seancë urgjente dëgjimore ERE për të arsyetuar vendimin për fashën e konsumit dhe problemet e menaxhimit të sistemit.
ERE është një institucion në varësi të Kuvendit, është autoriteti ligjor rregullator për sistemin energjitik.

Ka për detyrë të shpjegojë publikusht, në mënyrë profesionale aryset financiare teknike që ka cuar në oranim të plotë të propozimit të qeverisë për rritjen e fortë të cmimit të energjisë elektrike”, u shpreh Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *