Shtrimet në spitale në SHBA, sërish në nivelet para nisjes së vaksinimit

[embedded content]

17:00 27/08/2021

Arrin në mbi 100 mijë numri i të shtruarve, kryesisht të pavaksinuar

Shtetet e Bashkuara prekin sërish shifra të larta shtrimesh në spitale nga koronavirusi. Këtë 24-orësh, shifra e të shtruarve në gjithë spialet e vendit arriti në mbi 100 mijë, niveli më i lartë i 8-muajve të fundit, pranë rekordeve të Janarit.

Edhe pse në të gjithë vendin, mbi 60% e popullsisë e ka përmbyllur procesin e plotë të vaksinimit, shtrimet në spitale janë pranë të njëjtave nivele me Dhjetorin kur vaksinimi ende nuk kishte nisur, po ashtu si edhe numri i të shtruarve në terapinë intensive.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore sqarojnë se të shtruarit e prekur me variantin Delta janë në shumicën dërrmuese të pavaksinuar. Kjo kategori ka edhe nivelin më të lartë të fataliteteve.

Me nivele të larta të përhapjes së infektimeve po përballet edhe Gjermania. Gjatë dy ditëve të fundit ka mbi 12 mijë infektime ditore. Janë rikthyer kështu nivelet 5-shifrore të infektimeve për të parën herë prej 3 muajsh.

Tendencë rritjeje infektimet kanë edhe në Britaninë e Madhe, ndërsa janë të qëndrueshme në pjesën tjetër të kontinentit, ku falë vaksinimit ruhen nivelet e ulta të vdekjeve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *