Shtrohet në spital ish-presidenti i SHBA Bill Clinton, mjekët japin detajet

08:35 15/10/2021

Clinton, 75 vjeç është shtruar në spital ditën e martë dhe mjekët bëjnë me dije se ai është në gjendje të stabilizuar pasi u pranua në Qendrën Mjekësore UC Irvine.

Megjithëse është e paqartë se pse Clinton përfundoi në spital, ai ka një histori të gjatë me sëmundjet e zemrës.

Gjatë një deklarate, mjeku i tij është shprehur se ai ka marrë antibiotikë dhe lëngje.

“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve.”

Mjekët në UC Irvine janë në kontakt me ekipin mjekësor të Clinton në Nju Jork, si dhe kardiologun e tij dhe janë shprehur se shumë shpejt ai do kthehej në shtëpi.

Clinton shërbeu si president i SHBA nga 1993 deri në 2001.  Në vitin 2004, Clinton iu nënshtrua një operacioni katërfish të bajpasit dhe dhjetë vjet më vonë iu hap një arterie e bllokuar pasi u ankua për dhimbje gjoksi.

Jo shumë kohë pas operacionit të dytë, ish -presidenti, i cili ishte i njohur për dashurinë e tij për ushqimet yndyrore, u bë vegan. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *