Shtyhen bisedimet tregtare BE-Australi

21:52 01/10/2021

Shkak janë bërë mosmarrëveshjet me Francën për shkak të paktit “AUKUS”

Raundi i bisedimeve të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe Australisë është shtyrë në vazhdën e mosmarrëveshjeve mbi vendimin e Canberra për të anuluar marrëveshjen shumë miliardëshe të nëndetëseve franceze.

“Raundi tregtar i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë është shtyrë për një muaj, deri në Nëntor“, tha një zyrtar i BE-së në Canberra, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e paktit. Bashkimi Europian është partneri i tretë më i madh tregtar i Australisë. Ky raund bisedimesh që është shtyrë duhej të mbulonte fushat për tregtinë, shërbimet, investimet dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

NjĂ« zyrtar i BE-sĂ«  tha se shtyrja nuk nĂ«nkupton pĂ«rfundimin e negociatave dhe se palĂ«t do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« punojnĂ« drejt arritjes sĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje. Vendimi i muajit tĂ« kaluar nga australianĂ«t tĂ« cilĂ«t anuluan marrĂ«veshjen ekzituese me FrancĂ«n pĂ«r shkak tĂ« aleancĂ«s sĂ« re me SHBA-nĂ« dhe BritaninĂ« e Madhe shkaktoi njĂ« pĂ«rplasje tĂ« madhe diplomatike.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *