Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, Erion Braçe kundër: Kohë e gjatë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin

shtyhet afati per rritjen e takses se karbonit per qymyrin erion brace kunder kohe e gjate keto kompani ndotin dyfish mjedisin
shtyhet afati per rritjen e takses se karbonit per qymyrin erion brace kunder kohe e gjate keto kompani ndotin dyfish mjedisin

Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin. Teksa pritej që të hynte në fuqi më 1 janar të 2024-ës, taksa do të hyjë në fuqi më 1 korrik të 2026-ës.

Komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin.

Ndërkohë, deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur kundër shtyrjes së afatit për shtyrjen e kësaj takse. Sipas Braçes, afati që po u lihet bizneseve është i madh, ndërsa shtoi se këto kompani ndotin dyfish mjedisin.

DISKUTIMET
Eduard Shalsi: Ideja është që këto kompani do të bëjnë me miliona euro investime, në mënyrë që të gjejnë burime alternative për ti përdorur në aktivitetin e tyre. Në këtë rast bëhet me kërkesë të industrisë së çimentos.
Ervin Mete: Kemi diskutuar dhe pranuar argumentin tuaj për t’ju dhënë më shumë kohë. Do ishte më e pranueshme 1 janar 2026 ose 1 korrik, por duhet të ndryshojë kalendari dhe rritja në 2026 të jetë me 1 lekë dhe të rritet në mënyrë të përshpejtuar për të arritur në 15.3 lekë në vitin 2030. Ne synojmë frenimin e qymyrit si lëndë djegëse në këtë sektor dhe të tjerë. Ne do ti qëndronim një janarit me një kalendar të shtuar, që në vitin 2030 të kemi ngarkesën e parashikuar në kalendar.

Erion Braçe: Ne ju kemi dhënë shumë favore këtyre fabrikave. Asaj të madhes në fushë Krujë u dha mundësia e privatizimi, fabrikave të tjera në këtë zonë ju është dhënë me ligj parlamenti me koncesion, ju është dhënë leja për të ngritur një fabrikë çimento dhe ju është dhënë me ligj parlamenti sipërfaqe e paimagjinueshme pyjore. Pas këtyre favore ato nuk mund të zgjidhnin zgjidhjen më ordinere të mundshme. Kanë zgjedhur teknologjinë më të rëndë të mundshme, atë të qymyrit, dhe ndotin dyfish mjedisin. Po të shohësh në mëngjes, sepse punojnë natën dhe pa filtra, kur bie vesa apo shiu e shikon nëpër makina. Mendoj se koha që ju është vënë në dispozicion është shumë e gjatë për atë qëllim që ne kemi, të godasim efektin e karbonit dhe të mos ndotin ambientin. Sa ju takon kostove, këto fabrikat e çimentos, rritën çmimet pa asnjë lloj ndikimi, dhe për pasojë u rrit çmimi në ndërtim. Ata kishin vetëm impaktin e energjisë elektrike. Këto kompanitë duhet të kuptojnë se biznesi nuk bëhet pa lek, dhe fitimi të jetë shumë i madh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts