Shtyhet gjyqi për rastin e George Floydit, përzgjedhja e jurisë pritet të zgjasë rreth tri javë

Një gjykatës në SHBA e shtyu zgjedhjen e jurisë për rastin e një ish-polici të Mineapolisit, të akuzuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, në maj të vitit të kaluar.

Polici Derek Chauvin përballet me akuza për vrasje. Në një video që ka qarkulluar gjerësisht në internet, Chauvin është parë duke shtypur Floydin me gju në qafë, për më shumë se shtatë minuta.

Floyd më pas ka vdekur, ndërsa rasti ka shkaktuar protesta kundër racizmit në të gjithë SHBA-në. Përzgjedhja e jurisë u shty pasi gjykatësi është duke pritur një vendim të gjykatës së apelit, për të shtuar ose jo një akuzë të re.

Përzgjedhja mund të rinisë mëngjesin e martës. Chauvin akuzohet për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë. Dënimi maksimal me të cilin mund përballet, është 40 vjet burgim.

Akuza më pak e rëndë e vrasjes së shkallës së tretë është hedhur poshtë vitin e kaluar, por prokurorët kanë kërkuar që ta rikthejnë atë. Ekspertët ligjorë thonë se shtimi i një akuze të shkallës së tretë mund ta bëjë më të lehtë për prokurorët që të sigurojnë dënimin.

Përzgjedhja e jurisë pritet të zgjasë rreth tri javë, ndërsa argumentet e gjykimit do të fillojnë më 29 mars. Më shumë se 370 dëshmitarë mund të thirren për të dëshmuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *