Shtyhet lehtësimi i masave me 4 javë në Britani

23:03 14/06/2021

Johnson: Popull duhet pak durim, të monitorojmë variantin Delta

Boris Johnson i kërkon popullit britanik të bëjë “një përpjekje të fundit” për lirinë ndërsa autoritetet kanë njoftuar për  një vonesë prej katër javore në heqjen e kufizimeve .

Kjo do të thotë që njerëzit do të inkurajohen ende të punojnë nga shtëpia kur është e mundur, ndërsa klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura.

Dita e Lirisë ishte planifikuar të ndodhte më 21 Qershor por në vend të kësaj do të shtyhet deri më 19 Korrik.

Vonesa  në heqjen e kufizimeve do t’u japë shkencëtarëve më tepër kohë për të monitoruar variantin Delta, por edhe do të lejojë më shumë njerëz të vaksinohen.

Ministri i Shëndetësisë është shprehur se ka një “rritje shqetësuese” të rasteve me  variantin  Delta në Britaninë e Madhe.  Ky plan ka shkaktuar zemërim midis disa deputetëve dhe drejtuesve të biznesit.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 7,490 raste të reja me Covid-19 në orët e fundit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *