Shtyhet procesi për inceneratorin e Tiranës, ja kur do të mbahet seanca e radhës

shtyhet procesi per inceneratorin e tiranes ja kur do te mbahet seanca e radhes

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të lërë të shtyjë për të shtunën shqyrtimin e ankimimit të bërë zyrtarët e dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli që ndodhen në arrest me burg, ndërsa Alba Thoma, dhe Silena Tola, Sidrita Kopliku dhe Pëllumb Abeshi  të cilën ndodhen në arrest shtëpi, kërkojnë masa më të lehta sigurie, me pretendimin se nuk kanë kryer vepër penale.

Të dyshuarit pretendojnë se nuk kanë mundësi të ndërhyjnë e prishin provat, ndërsa nuk ekziston rreziku që ti shmangen hetimit të çështjes. Në lidhje me këtë çështje hetimore, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e drejtorisë se punëve publike që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit ku ushtruan kontroll duke marrë prej andej kompjutera dhe duke sekuestruar dosje të ndryshme. Taulant Tushe njihet si i besuari i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dhe është zyrtari më i lartë i Bashkisë deri më tani që mbahet në arrest për inceneratorin e Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts