Shtyhet vaksinimi i mësuesve kosovarë në Shqipëri, ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Dozat e ‘AstraZeneca’ dhe ‘Pfizer’ kanë mbaruar

Shtyhet vaksinimi i mësuesve kosovarë në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije në një konferencë për mediat nga ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia. Gjatë konferencës për media se bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Vitia deklaroi se shtyrja është bërë ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit të mësimdhënësve pasi nuk ka më sasi të vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Me këtë rast ai ka vënë në dukje se ka pasur kontakte të vazhdueshme me homologen e tij, Orgeta Manastirliu, e cila i ka premtuar që sapo të vijnë doza të tjera të këtyre dy llojeve të vaksinave, atëherë një sasi e caktuar do t’i ruhet Kosovës për vaksinimin e mësimdhënësve.

“Dozat e vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer” janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me “Sinovax“, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën”, -ka thënë Vitia.

Vitia ka thënë se janë duke pritur ardhjen e 76 mijë vaksinave nga programi COVAX, gjithashtu edhe ndihmat nga Komisioni Evropian, si dhe zbuloi se kanë marrë konfirmim edhe nga disa kompani të tjera për sjelljen e vaksinave në Kosovës, por detajet mund të dëmtojnë konfidencialitetin e bisedimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *