“Shtypi tenxheret dhe krijoi…”, zbulohen detaje nga plani i Dan Hutrës, si u organizua arratisja nga burgu i sigurisë së lartë

shtypi tenxheret dhe krijoi zbulohen detaje nga plani i dan hutres si u organizua arratisja nga burgu i sigurise se larte
shtypi tenxheret dhe krijoi zbulohen detaje nga plani i dan hutres si u organizua arratisja nga burgu i sigurise se larte

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me planin e arratisjes nga Dan Hutra, autor i disa vrasjeve dhe plagosjeve, si edhe tre të burgosurve të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për BalkanËeb se Hutra kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fier.

Sipas saj ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit.

Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.

“Drejtoria e Burgjeve ka zbuluar planin që kishte si organizator Dan Hutrën, i cili kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë. Ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Ata do të shfrytëzonin ndërrimin e turneve të rojeve në burg.

Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje. Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit. Megjithatë hetimet mund të hedhin dritë mbi detaje të reja lidhur me këtë plan arratisje”, zbuloi ajo mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts