Shtyrja e zgjedhjeve në Kosovë? KQZ: Nuk është në kompetencën tonë

KQZ në Kosovë ka dhënë detaje për takimin me presidenten, Vjosa Osmani.

KQZ-shprehet se ideja për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është ngritur nga Osmani, mirëpo, kreu i KQZ nuk e konsideron se nuk është në kompetencën e KQZ-së për shtyrjen e zgjedhje apo shkurtimin e fushatës zgjedhore.

“Po është ngrit edhe çështja e shtyrjes, apo zvogëlimi të fushatës zgjedhore, por në këtë çështje unë nuk kam dhënë mendim, as nuk jam marrë me atë çështje. Çështja e fushatës, gjithnjë kam thënë se kërkesë nuk kemi për me shkurtuar fushatën, është çështje ligjore ajo. Unë në lexim të ligjit nuk e shoh ndonjë arsye që kemi ne për zvogëlimin e fushatës përveç nëse kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, në zgjedhjet e rregullta nuk kemi ndonjë dispozitë për shkurtim të fushatës. Sa i përket të shtyrjes së datës së zgjedhjeve nuk është në kompetencë timen, as të KQZ-së dhe nuk e parasheh ligji këtë çështje. Unë nuk kam diskutuar për këtë, e di që kjo çështje është në interesim, por sa i përket meje nuk e kam diskutua këtë çështje. Është ngrit si çështje, por unë nuk kam dhënë mendim dhe as nuk kam interes me dhënë mendim. E imja është vetëm me udhëheq këtë komision, në raport me punën e sekretariatit dhe anëtarëve”, tha ai.

Takimin me Osmanin, kryesuesi i KQZ-së tha se e ka kërkuar vet për t’ia adresuar problemin e objektit të KQZ-së dhe kërkesën për vaksinimin e rreth 30 mijë personave që janë të përfshirë në zgjedhjet e 17 tetorit.

(BalkanWeb”)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *