Shtyu rritjen e çmimit të energjisë/ Komentuesi: E dije se po vlonte tenxherja e zemërimit, Rama: S’ka kryeministër në planet që të mos shfrytëzojë…












Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi në rrjetet sociale në lidhje me arsyet e shtyrjes së rritjes së cmimit të energjisë me vendosjen e fashës.

Rama tha se shtyrja nuk ka lidhje me “tenxheren e zemërimit” të qytetarëve.

Komentuesi: E dije si po vlonte tenxherja e zemërimit, ruajte qeverinë dhe zgjedhjet lokale.

Rama -komentuesit: As e para as e dyta nuk janë të vërteta, mbi të gjitha është e padrejtë për të mos thënë fyese. E para, nuk preken e nuk prekeshin e nuk do preken mbi 50% e mbi 94% në dhjetor, kjo është fantazi, nuk jam këtu për të treguar përralla se nuk ma lejon detyra e vetja. Mbaj përgjegjësi për ato që them e faktet janë fakte.

E dyta, nuk ka kryeministër në planet dhe ai më i keqi që të mos shfrytëzojë cdo lloj mundësie për të bërë më të mirën kur vjen puna tek prekja drejtpërdrejt e të përditshmes, që do të thotë që për asnjë arsye në botë, nuk do të thosha dicka që është e pavërtetë, se e vërteta do dilte shumë herë më shpejt se sa do ndihmonte mungesa e kujtesës lidhur me atë që u tha.

Nuk ka lidhje me asnjë tenxhere zemërimi e tenxhere grumbullimesh, por ka lidhjke me një fakt që e shpjegova. Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë jo të heqim dorë.

Reshjet, që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe në Fierzë, dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi.

Këtë nevojë mund të vijojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar.

Nëse trendi i kursimit e reshjet do vijojën ne do e kalojmë pa asnjë të papritur tetorin, në nëntor do vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimi.

E pavërtetë që nuk janë shtuar burimet e energjisë. Ne kemi bërë një ndryshim të rëndësishëm në kontratat e bëra me hidrocentralet private që me detyrimin e marrë nga qeveria për parablereje, sot do ta conin shpenzimin e buxhetit, në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shtetit.

Duke qenë se i rinegociuam ato kontrata e vendosëm tavan, dhe përballë investitorëve e përfaqësuesve diplomatikë të vendeve të tyre që na ulën në tavolinë e kundërshtonin e kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre e në kushtet e kësaj krize kemi një përfitim më të madh në raport me cfarë 300 milionë euro të kursyera në vit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *