Shuhen shpresat për evakuimin e mijëra njerëzve nga Mariupoli

shuhen shpresat per evakuimin e mijera njerezve nga mariupoli
shuhen shpresat per evakuimin e mijera njerezve nga mariupoli

19:47 20/04/2022

Disa civilë të bllokuar për javë të tëra në Mariupol të Ukrainës kanë mundur të largohen, por zyrtarët thonë se numri i tyre është shumë i vogël se sa shpresohej.

Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko tha se ata bënë gati autobusët për të evakuuar rreth 6,000 gra, fëmijë dhe të moshuar. Por, pa dhënë shifra konkrete, ai tha se nuk janë larguar shumë.

Në një postim në Telegram, autoritetet lokale thanë se Ukraina “ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj”.

Sipas këshillit të qytetit të Mariupolit, një kolonë autobusësh dhe ambulancash ishte gati për të vazhduar evakuimin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts