Shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e pallatit në Florida

09:17 08/07/2021

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë më shpresa për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e pallatit të shembur në Florida.

Deri tani janë gjetur 54 viktima dhe 86 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, sipas të dhënave zyrtare. Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur që nga dita kur u shemb për herë të parë ndërtesa 12 kate, 2 javë më parë. Ekipet e shpëtimit thonë se shumë nga viktimat u gjetën në shtretërit e tyre.

Lajmi se misioni i kërkim-shpëtimit po përfundonte u përhap në media pas takimit që u zhvillua të mërkurën mes familjarëve të të zhdukurve dhe autoriteteve vendore të qytetit Surfside.

Ky vendim u mor pasi ekipet e shpëtimit analizuan të gjithë faktorët dhe dolën në konkluzionin që shanset për të gjetur të mbijetuar 2 javë pas shembjes së pallatit, janë pothuajse zero.

Ndërkohë, paralelisht ka nisur edhe një hetim për të përcaktuar shkakun e shembjes së pallatit më 24 Qershor. /tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.